Lajme

Kraki: Jam më rugovist dhe LDK se vetë LDK-ja, e trashëgojmë qasjen e tij

08/20/2025 21:17
nga:Y I

Deputeti i Guxo-së, Nezir Kraki, deklaroi se është më rugovist se sa ata që janë brenda LDK-së.

Sipas Krakit, Guxo është partia që ka trashëguar qasjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“Unë jam më LDK se shumë aty sepse jam çdo ditë aty me qasjen taman rugoviane me i mbrojtë institucionet, me e konsilidu Kuvendin e Kosovës dhe nëse ka sot një grup që e ka trashëguar atë qasje jemi ne”, tha ai në Politiko.