Sporti

Krahasimi epik i Joselu: Mbappe është si një shishe e keçapit

09/04/2024 20:14
nga:Lorik J

Sulmuesi i Spanjës, Joselu u largua nga Real Madrid këtë verë për Al Gharaf, me të cilin nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Ai pranoi një ofertë nga klubi i pasur i Katarit pasi u lirua nga Reali, i cili solli Kylian Mbappe dhe Endrick. Në katër ndeshje për Al Gharaf, ai ka shënuar një asistim, ndërsa tani ka dhënë një intervistë për AS në prag të ndeshjeve të Spanjës me Serbinë dhe Zvicrën në Ligën e Kombeve.

Ndër të tjera ai është pyetur se çfarë mendon për tekstet që thuhej se Mbappe nuk mund të shënonte te Reali.

“Sinqerisht, nuk i kushtoj vëmendje. E di si është Reali dhe e di se çfarë cilësish ka Mbappe, nuk e dyshoj. Mbappe është si një shishe ketchup. Kur e shtrydh, në fillim nuk vjen asgjë jashtë, kurse më pas vjen gjithçka. Ai tashmë ka shënuar dy gola ndaj Betis dhe ai do të vazhdojë të shënojë në Madrid”, beson Joselu.

/GazetaBlic Sport