Showtime

Krahas gjithë situatave, Bora Zemani fillon shoqërinë me disa nga ish-banorët e “BBV”?

02/23/2022 17:31
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë kryefjala e medieve rozë.

Lidhja e saj me Donald Veshaj është në qendër të vëmendjes por moderatorja nuk ka bërë pothuajse asnjë reagim deri më tani, shkruan GazetaBlic.

Krahas të gjithë situatave të krijuara brenda shtëpisë së “BBV”, Bora Zemani ka filluar të ndjek në Instagram disa nga ish-banorët.

Bëhet fjalë për Kledin, Arditin dhe së fundmi edhe Beniadën.

Ndryshe, lajmi më i komentuar kohëve të fundit është ndarja e Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj, lidhje kjo që u krijua gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë./GazetaBlic/

Kjo është paga e Arbërit si opinionist i “BBV”