Sporti

Krah për krah me Agim Ademin, gazetari nga Presheva i gëzohet mos-akreditimit të GazetaBlic nga FFK, shan në Facebook: Qenefat e Kosovës

10/17/2024 18:44
nga:Lorik J

Mos-akreditimi i disa mediave kosovare nga Federata e Futbollit të Kosovës tashmë është kthyer në çështje në mediat sociale, teksa po komentohet nga njerëz të ndryshëm.

Kosova zhvilloi dy ndeshje në muajin tetor, ku fatmirësisht arriti dy fitore, fillimisht ndaj Lituanisë (1:2), e më pas në shtëpi ndaj Qipros (3:0). Pikërisht për ndeshjen e dytë, e cila u zhvillua në shtëpi, pra në stadiumin “Fadil Vokrri”, mediat si GazetaBlic Sport, Nacionale e RTV Dukagjini u injoruan nga institucioni kryesor i futbollit në vendin tonë, FFK, duke mos u akredituar. Të njëjtin problem e pati edhe gazetari sportiv, Arlind Sadiku, i cili me një postim në Facebook, njoftoi se FFK u ankua tek UEFA që ai të mos akreditohej.

E duket se dikush iu gëzua lajmit se disa nga gazetarët sportiv, të mediumeve të fuqishme e besueshme në Kosovë mbeten pa të drejtën e tyre minimale, akreditimin për ndeshjen e kombëtares së Kosovës.

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli në rrjetin social, Facebook, ka publikuar një fotografi me Agim Ademin, ku çuditërisht shprehet i lumtur me mosakreditimin e GazetaBlic, Nacionales e RTV Dukagjinit.

Postimi i Behlulit (pa ndërhyrje):

Federata e Futbollit e Kosovës në krye me
Agim Ademin, nuk ka akredituar gazetarët
e RTV Dukagjini, Nacionale.com GazetaBlic
dhe disa gazetarë tjerë sportiv për të përcjellë nga afër sonte ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros në Stadiumi “ 𝐅𝐀𝐃𝐈𝐋 𝐕𝐎𝐊𝐑𝐑𝐈 “

Drejt po ju tregoj u gëzova, mirë jua paska bërë teladhave që nuk nalen duke hangër m*t ndaj kreut të futbollit kosovarë e në anën tjetër kërkojnë akreditim dhe privilegje nga FFK-ja !

Mos u mërzitni teladha, Spektri.tv nga Lugina e Preshevës sonte është Baba në Prishtinë.
Aga Nexhat shumë ka investu në futbollin kosovarë dhe ja erdhi momenti edhe ta shijoj,
tash e tutje kam me ju sfidu edhe më fort”, shkruan Behluli në postimin e tij.

Ai madje në komentet e postimit të tij (publik), shihet edhe duke ofenduar e sharë, gjë që është totalisht e papranueshme.

“Shumë pi urrej bre ropt jav *****”, është një nga komentet e tij.

E çuditshme dhe shumë jo-profesionale kjo çasje nga një kolegë i yni…

/GazetaBlic Sport