Sot do të mbahet mbledhja e KQZ-së, në të cilën do të bëhet certifikimi i kandidatëve të mbetur për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot mban mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të fillojë nga ora 12:30.
KQZ në këtë komunikatë ka bërë të ditur se sot do bëhet shqyrtimi i rekomandimeve për certifikim dhe decertifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Komunikata e plotë e KQZ-së:
Ju njoftoj se sot (e premte, 3 shtator, ora 12:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për decertifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.
3. Të ndryshme;