Lajme

KQZ tregon se sa euro do të shkojnë për zgjedhjet lokale

06/07/2021 11:56
nga:N M

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është bërë e ditur se për zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen këtë vit do të duhen mbi 7 milionë euro.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani tha se në këtë buxhet është i përfshirë edhe raundi i dytë për zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen në tetor, shkruan Demorkracia.com.

“Buxheti aktual i KQZ-së, është 7 milionë 64 mijë e 436 euro dhe për nevojat që ta përmbyllim këtë vit suksesshëm duhet të bëjmë një kërkesë edhe për 3 milionë e 886 mijë e 717 euro në Ministrinë e Financave për t’i aklokuar në kuadër të KQZ-së”, tha Elshani.

KQZ ka miratuar po ashtu edhe kërkesën e drejtuar ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3 milionë e 886 mijë e 717 euro.

Kiqina dha dorëheqje, Bordi emëron Burbuqe Hanen ud të Kryeshefit të Telekomit