Lajme

KQZ: Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve

11/10/2021 14:40
nga:Q R

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se nga Sllovenia janë sjellur në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, shkruan Gazeta Blic.

Elezi për ‘Gazeta Blic’, ka thënë se numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime.

“Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellur në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor.Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës publikon të gjitha vendimet që dolën nga mbledhja e sotme