Lajme

KQZ shpall konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit më 21 prill në veri

03/19/2024 17:13
nga:G C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga katër komunat veriore, i cili do të mbahet 21 prill 2024.

KQZ njofton se konkursi është shpallur për 25 pozita të lira, teksa dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në Sekretariatin e tyre.

“Prishtinë, 19 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksionini në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili do të mbahet më 21 prill 2024. Konkursi është shpallur për 25 pozita të lira dhe do të mbetët i hapur deri në orën 16:00 të datës 23 mars 2024. Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që gjendet në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 apo i skanuar në e-mail adresën: [email protected]”, thuhet në njoftimin e tyre.

Teksa në përfundim, kanë bashkëngjitur detajet për konkursin, të publikuara në ueb faqen e KQZ-së.