Lajme

KQZ-së i shkon një kërkesë nga Presidentja: Të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor

1 muaj më parë
nga:Sh R

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pritshmëritë që KQZ-ja do ta përfundoj me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjës së sotme, raporton GazetaBlic.

Osmani ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës përgëzon qytetarët që, edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme. Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.
Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.