Lajme

KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale

08/24/2021 17:26
nga:M K

160 kandidatë nga më shumë se 5 mijë e 200 sosh janë refuzuar për certifikim nga KQZ-ja.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media, përcjell GazetaBlic.

“Në përgjithësi, janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë e 200 kandidatësh, të cilët kanë kërkuar të certifikohen qoftë në zgjedhjet për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, por që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit”, ka thënë ndër të tjera Elezi.

Tutje, ai ka folur rreth afatit të partive për t’i zëvendësuar emrat e kandidatëve që nuk janë certifikuar.

Zëdhënësi i KQZ-së tregon afatin e fundit për t’i zëvendësuar emrat e kandidatëve që nuk janë certifikuar

/GazetaBlic/