Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi publikoi në një konferencë për media të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votimin që po zhvillohet sot në veri për largimin ose jo të katër kryetarëve shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.
Deri në orën 11:00, në asnjë prej katër komunave me shumicë serbe nuk ka pasur më shumë se 46 votues, ndërsa në Zveçan, asnjë qytetar nuk ka dalë për të votuar, raporton Gazeta Express.
“Qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë t’i presin qytetarët me të drejtë vote. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: në Lepsaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 23 votues”, tha Radoniqi.
Kryetari KQZ’së i fton qytetarët në Veri të dalin të votojnë
Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë


