Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se nesër presin që të përfundojë procesi i numërimit.
“Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai.


