Lajme

KQZ: Po vazhdon verifikimi i rezultateve në Mitrovicë

11/12/2025 11:23
nga:G B

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se në Qendrën Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

“Deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune. Ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja bëri të ditur se të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit:

Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë.

“Deri në orën 09:00 ditë së mërkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime”.