Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me shumicë të votave ka zgjedhur Nexhmedin Hysenin Drejtor Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.
Propozimin për emërimin e drejtorit, KQZ-ja e ka bërë pas rekomandimit të panelit intervistues, ku si rezultat i kësaj kandidati me i suksesshëm ka qenë Nexhmedin Hyseni i cili ka fituar pikë më së shumti ndër kandidatët që kanë qenë në garë për këtë pozitë.
Klan Kosova mëson se Drejtori i sapo zgjedhur në këtë pozitë për më shumë se 12 vite ka udhëhequr njërin nga departamentet me të rëndësishme në Sekretariatin e KQZ-së.