Lajme

KQZ numëron 92% të vendvotimeve – VV prin me 50.08%

12/28/2025 21:39
nga:G B

Janë numëruar 92.65% të votave, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet.

LVV ka marrë 50.08% të votave, PDK 20.98%, LDK 13.89% dhe AAK 5.86%.

Qytetarët e Kosovës iu kanë drejtuar kutive të votimit dy herë gjatë këtij viti, në kuadër të zgjedhjeve nacionale.