Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ka filluar numërimi i votave, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai tha se “procesi i votimit është përmbyllur në kohë dhe sipas parashikimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”. Ky proces, tha se në përgjithshësi “është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij”.
“Menjëherë pas orës 19:00 ka filluar numërimi i fletvotimeve për subjektet politike, andaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton anëtarët e Këshillave të vendvotimit që ta kryejnë me përpikëri rolin e tyre dhe të numërojnë saktë çdo votë të qytetarëve”, tha Elezi.
“Paraqitjen tjetër, KQZ do ta ketë tjetër paraqitje sapo t’i kemi rezultatet e një numri të madh të vendvotimeve”, tha zëdhënësi.