Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.
Sipas njoftimit të KQZ-së, për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025.
“Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025”, thuhet në vazhdim të njoftimit, përcjell GazetaBlic.
Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/
Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:
- Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;
- Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe
- Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.