Lajme

KQZ nis periudhën e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

12/05/2025 11:08
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Periudha e aplikimit, e cila ka nisur më 5 dhjetor, do të zgjasë deri më 20 dhjetor 2025.

Gjatë këtyre 16 ditëve, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja mund të dorëzojnë online kërkesën për akreditim.

Procesi i aplikimit zhvillohet në dy hapa. Fillimisht, përfaqësuesi i autorizuar i organizatës duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën https://apliko.kqz-ks.org

Më pas, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike do të shqyrtojë dhe miratojë ose refuzojë aplikimin fillestar. Pas vërtetimit, përfaqësuesit të autorizuar i dërgohen me e-mail kredencialet për qasje në platformë, ku duhet të bashkëngjiten të dhënat e personave që kërkohet të akreditohen.

KQZ bën të ditur se për informacione shtesë, palët e interesuara mund të kontaktojnë Zyrën përmes e-mailit [email protected]

ose në numrin +383 38 200 81 010.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të kenë të drejtë të përcjellin procesin përgatitor, ditën e votimit dhe aktivitetet e tjera që zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mund tëi vëzhgojnë procesin përgatitor, mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).