Zgjedhjet lokale po afrohen, ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përgatitjet e nevojshme.
Së fundi, KQZ ka njoftuar për tenderin e radhës përmes së cilit ka bërë me dije se kërkon të furnizohet me material për mbrojtje nga Covid19, për stafin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas njoftimi, për tenderin “Furnizim me material për mbrojtje nga Covid19, për stafin për Zgjedhjet Lokale 2021”, janë ndarë 120 mije euro.
“Njësia kërkuese ka sqaruar se ky aktivitet i prokurimit duhet të zhvillohet me afate të përshpejtuara, sepse janë mëse urgjente, ku ne muajin shtator kemi staf të angazhuar e emëruar me dhjetera e mijëra persona, dhe këto materiale jane shumë të domosdoshme sa me parë”, thuhet mes tjerash në njoftim.