Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur një mbledhje në të cilën me 10 vota për u miratua udhëzuesi për shortin për renditje të partive politike të certifikuara në fletëvotimin për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.
Udhëzuesi parashihet që të mbahet me 8 shtator, në amfiteatrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përveç miratimit të këtij udhëzuesi pikat e tjera të rendit të ditës të cilat u aprovuan sot nga KQZ janë edhe: Rekomandimi për certifikim të kandidatëve të PDK-së e që u miratua me 10 vota për, u aprovua edhe akreditimi i vëzhguesve të zgjedhjeve.
Gjithashtu në këtë mbledhje KQZ ka decertifikuar edhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë për mosdeklarim të pasurisë.
Pas Sami Lushtakut, KQZ ia pamundëson edhe Sokol Bashotës kandidimin për zgjedhjet komunale