Lajme

KQZ merr vendim: Nga 29 deri me 13 dhjetor voton diaspora në komunën e Dragashit

11/25/2021 17:57
nga:Y I

Gjykata Supreme mori sot vendim që të gjitha votat e ardhura nga diapsora të shkojnë në rivotim për komunën e Dragashit.

Pas këtij vendimi KQZ ka marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.

Kështu kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090” thuhet nga KQZ.

Ekskluzive: Vendos Gjykata Supreme, Diaspora do të votojë sërish për Dragashin