Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 27 dhjetor bashkatdhetarët do të kenë mundësi të votojnë në përfaqësitë diplomatike.
Sipas KQZ-së, të drejt votimi në përfaqësi diplomatike kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike.
“Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues, të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë, leje e vozitjes” deklaroi KQZ-ja.
Tutje, KQZ-ja ka dhënë instruksione se si duhet plotësuar fletëvotimi, rëndom njëjtë si herat e tjera.


