Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se nesër më 26 shkurt do të fillojë procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, raporton Gazeta Blic.
“Ju njoftoj se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha Elezi.
Ai për Gazeta Blic njoftoi po ashtu se votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ku kanë votuar 75.57 për qind e votuesve.
“Info shtesë: Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352”, deklaroi Elezi./Gazeta Blic/