Lajme

KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

11/14/2024 08:47
nga:G B

KQZ sot mban mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00, raporton Gazeta Blic.

RENDI I DITËS:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Raport i Këshillave të KQZ:
2.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
2.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi e nominimeve për emërimin e dy anëtarëve të KKZ në komunën e Parteshit për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
2.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit dhe emërimit i anëtarit të KKZ në komunën e Lipjanit për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
2.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për Doracak të trajnimit për Zgjedhjet e Rregullta për Kuvendin e Republikës se Kosovës 9 shkurt 2025 dhe për zgjedhjet lokale 2025;
2.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe për zgjedhjet lokale 2025;
2.1.5. Propozim për hapjen e kutive postare jashtë Kosovës.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për ndryshim/ plotësimin e vendimit për planin e rekrutimit të KQZ dhe anulimi i procedurave të rekrutimit”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së zëdhënësit të KQZ-së lidhur me shtesën për punë pa orar të paracaktuar;
5. Të ndryshme;