Lajme

KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

07/10/2025 08:29
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës së mbledhjes që mbahet me fillim nga ora 10:00 do të jenë disa pika.

Në të pritet të miratohet nominimi i anëtarëve të KKZ-ve në Klinë, Pejë dhe Viti, të cilët do të zëvendësohen me anëtarët që kanë dhënë heqje

“Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Edukim dhe Informim për realizimin e aktiviteteve informuese nga ZEKKZ-të për Zgjedhjet Lokale 2025”, është pika tjetër që diskutohet sot nga KQZ-ja.