Lajme

KQZ mban mbledhje, as sot nuk është në rend dite ligjshmëria e dy kryetarëve të Guxo

11/02/2022 09:20
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit për media, në rend dite janë disa pika por që as në këtë mbledhje nuk është në rend dite rekomandimi i Zyrës për regjistrimin e partive politike në KQZ për ligjshmërinë për dy kryetarët e Listës Guxo.

Pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i realizimit të Planit të Punës së KQZ-së për periudhën Janar – Shtator, 2022.

Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës gjinore dhe moshës së lidershipit të partive politike  2017-2021.

Këshilli për Buxhet dhe Financa:

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-Shtator 2022.