Lajme

KQZ-ja sot mban mbledhje

03/01/2024 09:25
nga:N K

Sot në ora 13:30 Këshilli Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.

 

Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpski Narodni Pokret”.

Si dhe do të bëhet vlerësimi vjetor i punës së zëdhënësit të KQZ-së.

Njoftimi i plotë për rendin e ditës:

RENDI I DITËS

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 05, 06 dhe 07/2024

Aktivitetet e Zyrës:

-Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “SRPSKI NARODNI POKRET”.

Raportet e Këshillave të KQZ-së:

2.1. Këshilli për Çështje Ligjore

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit komunal në Prishtinë

2.2. Këshilli për Marëdhënie me Jashtë

-Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në punëtorinë “Mbikqyrja e Financave të Partive Politike” në Pragë, Republika Çeke.

2.3. Komiteti i Auditimit

– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës të KA për vitin 2024”

– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punes i KA per vitin 2023

Vlerësimi vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ.

Të ndryshme.