Lajme

KQZ-ja publikon udhëzimet për ndërrimin e vendvotimit për zgjedhjet lokale në veri

12/09/2022 08:48
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq, ka filluar më 9 dhjetor, dhe përfundon më 12 dhjetor 2022.

Ju mund ta mësoni dhe ta ndërroni qendrën tuaj të votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/

Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së, thuhet në njoftim.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund ta bëhet edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.