Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare për shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, për periudhën tetor–dhjetor 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 ka shpenzuar gjithsej 1 milion e 263 mijë e 372 euro.
Nga 550 799 euro sa kishte buxhet për tremujorin e katër të vitit 2025, LVV ka shpenzuar 1 milion e 263 mijë e 372 euro, apo 712 mijë e 573 euro më shumë
Nga ky total, 219 mijë e 726 euro janë shpenzuar për paga, ndërsa për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 1 milion e 33 mijë e 207 euro.
Po ashtu, shpenzimet për udhëtime brenda vendit kapin vlerën prej 21 mijë e 915 euro, ndërsa për shërbime të telekomunikimit janë shpenzuar 18 mijë e 603 euro.
Në raport përfshihen edhe shpenzimet për furnizim me ushqim dhe pije, të cilat arrijnë në 272 mijë e 483 euro, si dhe shpenzimet për karburante për vetura, në vlerë prej 91 mijë e 701 euro.
Ndëkaq shpenzime të marketingut janë gjithsej 311 mijë e 115 euro.




