Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara në Hagë për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, tha Elezi për Klankosova.tv.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti, ndërsa votimi me postë tashmë ka nisur.