Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbaj137 mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të fillojë nga ora 14:00, derisa pikat e rendit të ditës janë:
1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nr. 62 dhe 63/2021.
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
3. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC);
4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi i listave votuese në spitale.
– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve për anëtar të KVV-ve për përbërjen e ekipeve mobile sipas komunave përkatëse, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimeve dhe plotësimeve për anëtar të KVV-ve, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Kryesuesit të KKZ-së në komunën e Dragashit.
– Asgjësimi i materialit zgjedhor.
– Rekomandim për ruajtjen e kutive të votimit të vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, që kanë dallim në vota pas rinumërimit.
– Shqyrtimi dhe miratimi Planit Operacional për ditën e zgjedhjeve.
5. Njoftim lidhur me përfundimin e mandatit të U.D të zv. Kryeshefit Ekzekutiv të SKQZ-së;
6. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
7. Të ndryshme;.”, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.