Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën për media, ku kanë bërë të ditur se deri më tani, më saktë në orën 15:00, kanë votuar gjysmë milioni qytetarë.
“Deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 përqind apo 558 mijë 246 votues, ndërsa, deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, kishin votuar 32.32 përqind apo 567 mijë e 934 votues”, tha Elezi.
Ai tutje vijoi: “Ju njoftojmë se procesi zgjedhor është duke vazhduar pa probleme. Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, KQZ ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e autorizuar për të marrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime”, tha Valmir Elezi.
Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve i gjeni në ueb faqen e Komisionit qendëror të zgjedhjeve.
Ndryshe, sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është: 1,970,944 votues, të cilët janë të shpërndarë në 903 qendra votimi me gjithsej 2,533 vendvotime.


