Lajme

KQZ: Deri në mesnatë u numëruan 19 nga 43 vendvotime të votave të diasporës

02/27/2025 14:22
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, KQZ-ja ka thënë se deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve.

“Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.Procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Postimi i plotë: