Lajme

KQZ: Afër 24 mijë veta do të jenë të angazhuar për zgjedhjet parlamentare, 13 milionë parashihet kostoja

03/15/2024 12:05
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar për procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare si dhe ato komunale.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se në zgjedhjet parlamentare do të jenë të angazhuar mbi 23 mijë persona, pra staf i KQZ-së, ndërsa kostoja totale për këtë proces do të jetë 13 milionë.

“Për zgjedhjet parlamentare për nevoja të KQZ-së dhe sekretariat brenda që është profesional, janë 234. Për nevoja të QKN dhe KKZ-së janë 516 dhe si trupa menaxhues të zgjedhjeve janë 23 mijë e 180 persona. Pra në tërësi për zgjedhjet parlamentare planifikohet të angazhohen 23 mijë e 930 staf apo personel. Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 e kap shifrën prej 4 milionë e 381 mijë euro”.

“Ndërsa për zgjedhjet lokale ku përfshihen zgjedhjet për kryetar komune, e për kuvend komunal dhe raundi i dytë numri total i stafit, do të jetë 23 mijë e 920, derisa kostoja e saj është dyfishi, 8 milionë e 715 mijë euro. Kostoja totale e planifikuar është 13 milionë euro”.