Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje rinovimi me Edison Kqikun.
Anësori i Gjilanit ka nënshkruar kontratë me klubin bardhëekuq deri në vitin 2024, shkruan GazetaBlic Sport.
Kqiku tha se ndihet shumë i lumtur që ka arritur të vazhdojë kontratën me klubin e tij.
“Po ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që kam vazhdu me klubin e Gjilanit”, tha fillimisht Edinson Kqiku për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas, ai potencoi se sezonin tjetër, SC Gjilani mund të shpallet kampion, pasi ka organizim të lartë.
“Mendoj se me punë dhe përkushtim, sezonin tjetër mund të shpallemi kampion, pasi që kemi lojtarë me kapacitete të mëdha dhe një staf të organizuar mirë në krye me trajnerin, Ismet Munishi”, përfundoi Kqiku.
/GazetaBlic Soprt


