Lajme

KPM-ja pezullon Luan Latifin, i dyshuar për ryshfet

07/02/2021 16:43
nga:M K

Kryeshefi i Këshillit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, është pezulluar nga detyra e tij në këtë Këshill , pasi u arrestua të mërkurën nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Nga KPM-ja kanë bërë të ditur se pozitën e tij e ka marrë Faruk Rexhaj, që mandatin do ta vazhdojë deri në një vendim të ri.

“Sot janë marrë dy vendimi. I pari është pezullimi i kryeshefit të KPM-së, Luan Latifi. Vendimi i dytë ka qenë emërimi i kryeshefit të ri ekzekutiv. E kemi zgjedhur Faruk Rexhaj ushtrues detyre të kryeshefit”, ka thënë ai.

“Konkurs nuk do të hapet për të plotësimin e pozitës së kryeshefit deri në një vendim të Gjykatës”, kanë thënë nga KPM-ja.

Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi Latifin dhe Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në KPM, nën dyshimet për ryshfet. Aktualisht të dy gjenden në paraburgim.

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor: BE mbetet alternativa e vetme për rajonin