Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, ka folur për Sky Sports para ndeshjes kundër Real Madridit.
Ai thotë se ndeshja do jetë mjaft e vështirë – megjithatë janë përgatitur mirë dhe duan të bëjnë një ndeshje të madhe në Bernabeu, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është bukur të kthehesh në Bernabeu, ne kemi luajtur tashmë shumë herë kundër tyre. Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk jemi në një moment të mirë, në futboll një ndeshje mund të ndryshojë gjithçka. Duhet të përgatitemi mirë dhe të kemi një ndeshje e madhe”, tha fillimisht Kovacic.
“Modric luan mirë, më befasoi, ndihet fëmijë kur luan futboll, prandaj është ende në krye, në moshën e tij. Kur fiton, ai ndihet si djalë, ai është fenomen, ne kroatët jemi të lumtur për të dhe për mua është nje lojtar i pabesueshëm, kapiteni ynë, ai është shembull. Nuk është e rastit që luan kështu në këtë moshë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


