Lajme

Kovaçevski: Nuk do të kem takim me Lavrovin, kjo nuk është fitore e Rusisë por është fitore e OSBE-së

11/30/2023 12:19
nga:N K

Nuk do të kem takim me Lavrovin, këtë e tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski para se të hapet takimi i Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup.

Kovaçevski tha se vizita e Lavrovit në Shkup nuk është fitore e Rusisë, por fitore e OSBE-së.

“Kjo absolutisht nuk është asnjë fitore diplomatike e Rusisë, kjo është fitore diplomatike e OSBE-së, duke marrë parasysh se u vë në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së, me këtë OSBE do të vazhdojë të funksionojë dhe do të vazhdojë të jetë garanci për zhvillimin e proceseve të demokracisë dhe paqes në Evropë. Nuk do të kem takim me Lavrovin”, tha Kovaçevski./tv21