Sporti

Kounde: S’mendoj se luajtëm keq, Reali krijon shans me 2-3 pasime, duhet të mësojmë nga humbja sot

10/16/2022 18:49
nga:E K

Real Madrid arriti fitore të madhe përballë rivalit historik, Barcelonës.

“Los Blancos” mposhtën në shtëpi Barcën me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Benzema, Valverde dhe Rodrygo ishin realizatorët që i dhanë 3 pikët skuadrës nga Madridi, kurse për Barcelonën realizoi, Ferran Torres.

Pas ndeshjes, Kounde u prononcua për media.

“Jemi të zhgënjyer. S’mendoj se luajtëm keq, por në pjesën e parë, ne bëmë gabime në zona kyçe”, ka thënë Kounde.

“Madridi krijojnë shanse në 2-3 pasime. Ne duhet të mësojmë nga sot. Faulli i Eric (penalltia) ishte i lehtë. Ishte moment kyç për ne sepse dukej se mund të krijonim diçka për barazimin”, shtoi lojtari.