Sporti

Kounde: Nuk jam i befasuar nga humbja, sot PSG tregoi se është kampion i Evropës

10/01/2025 23:31
nga:Lorik J

Skuadra e Paris Saint Germain fitoi sonte ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë tre pikë të mëdha në Champions League.

Kounde foli pas ndeshjes, ku tha se PSG kishte paraqitje tejet të mirë dhe ata treguan pse janë kampionë të Europës.

“Nuk jam i befasuar. Sot PSG tregoi se është kampion i Evropës… Ata ishin superiorë sot,” tha Jules Kounde pasi PSG mposhti Barcelonën 2-1 në Montjuic.

“Mendoj se për sa i përket posedimit të topit, ata ishin fizikisht superiorë. Gjithashtu nuk ia dolëm të bënim presion siç donim.

“Besoj se pati mungesë në gjithçka këtë mbrëmje, dhe gjithashtu duhet t’i përgëzojmë që ata dhanë një performancë të shkëlqyer,” shton Kounde.

/GazetaBlic Sport