Eric Garcia dhe Gerard Martin do të luajnë si mbrojtës të djathtë dhe të majtë të Barcelonës në ndeshjen kundër Interit të martën, raporton Carrusel Deportivo.
Kjo vjen pasi Jules Kounde dhe Alejandro Balde u konfirmuan se do të mungojnë në ndeshje për shkak të lëndimeve muskulore.
Garcia dhe Martin nuk janë mbrojtësit e parë të Barcelonës, gjë që është një goditje e madhe për klubin.
Megjithatë, Barcelona mori lajme të mira nga spitali të dielën, me sulmuesin Robert Lewandowski që tani është rikthyer në formë të plotë.
/GazetaBlic Sport

