Sporti

Koulibaly pranë rikthimit në Serie A, dy klubet e mëdha kërkojnë shërbimet e tij

06/05/2023 16:26
nga:E K

Mbrojtësi senegalez, Koulibaly, u transferua nga Napoli te Chelsea merkaton e verës së kaluar me shumë zhurmë, por duket se ai nuk e ka gjetur veten në ligën angleze.

Mediat angleze bëjnë me dije se Interi dhe Juventus kanë treguar interesin dhe gatishmërinë për ta rikthyer në Itali në huazim me të drejtë blerjeje.

Inter në fakt është më i prirur për të tentuar më shumë, pasi largimi i Skriniar në drejtim të PSG-së dhe largimi i mundshëm i De Vrij, bën që zikaltërit të kërkojnë me patjetër një qendërmbrojtës solid.