Sporti

Koulibaly: Kisha marrëveshje me PSG’në, Napoli nuk më lejoi të largohem

01/10/2022 18:05
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly zbuloi një histori transferimi që mund t’i kishte ndodhur.

Mbrojtësi ka zbuluar për Canal+ se kishte pasur marrëveshje për transferim në PSG, por Napoli nuk e kishte lejuar të lëvizë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Po, kam pasur diskutime me shumë klube, përfshirë PSG-në. Ka pasur një interes, por këto janë gjëra për të cilat nuk më pëlqen të flas. Por Napoli vendosi të më mbajë dhe kjo tregon gjithë dashurinë për mua, për klubin dhe gjithashtu për tifozët”, tha fillimisht ai.

“Do të vazhdoj të punoj për të bërë mirë dhe për të qenë ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Më bën të lumtur që PSG ka menduar për mua, tregon se njerëzit e shohin që po bëj mirë dhe kjo më inkurajon. Është bukur të krahasohesh me Sergio Ramos, një idhull për të gjithë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport