Kalidou Koulibaly, qendërmbrojtësi senegalez, në një intervistë për BBC Sport Africa, premton se të paktën do ta respektë kontratën e tij deri në vitin 2023 me klubin italian, Napoli.
“Kam një marrëdhënie shumë të veçantë me popullin e Napolit. Ata më pritën shumë mirë, si mua ashtu edhe familjen dhe miqtë e mi. Shumë njerëz më uruan kur fituam Kupën e Afrikës”, komentoi Koulibaly.
“Nuk mund të jem totalisht i lumtur, sepse donim të luftonim për kampionatin, donim të ishim në luftë dhe nuk morëm pikët në finale”.
Kujtojmë se Barcelona ka shprehur interesim për të – por lojtari siç duket nuk e ka ndërmend të largohet as në këtë merkato.
/GazetaBlic Sport


