Sporti

Koulibaly dëshiron kalimin tek Barcelona, gjithçka varet nga klubi spanjoll

06/11/2022 16:38
nga:Mergim Rreci

Kalidou Koulibaly e ka zemrën të vendosur për një lëvizje te Barcelona, por klubi ka vetëm rreth një muaj për të përfunduar negociatat me Napolin.

Sport raporton se agjenti i mbrojtësit i ka thënë Napolit se nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Barçës do t’i duhen disa javë për të rregulluar situatën e tyre financiare përpara se të arrijnë një marrëveshje, por Koulibaly ka premtuar se do t’i bashkohet përgatitjeve parasezonale të Napolit në mes të korrikut nëse nuk është bërë përparim në këtë drejtim.