Lajme

KOSTT: 63.2 milionë euro u shpenzuan për rrymën në veri për vitin 2022

11/15/2023 15:17
nga:Y I

63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisioni parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

Ai tha se rrymën e harxhuar nga serbët në veri te vendit janë mbuluar përmes buxhetit te shtetit, nga mjetet që iu janë dhënë nga ekzekutivi.

Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin.