Sporti

Kostic: Jam shumë i lumtur për golin

10/03/2022 10:37
nga:E K

Juventus fitoi dje me rezultat 3-0 ndaj Bolognas.

Golashënuesi, Kostic, foli pas ndeshjes për DAZN, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur për golin tim, por mbi të gjitha për fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme për ne. Duhet të vazhdojmë kështu, falenderoj Vlahovic për asistimin dhe shpresoj t’ia kthej në të ardhmen e afërt.”

“Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne, duhet të harrojmë atë që ndodhi në muajin e fundit dhe të mendojmë tashmë për ndeshjen e radhës në Champions League”, shtoi anësori serb.