Lajme

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

05/27/2024 11:13
nga:G B

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

Avancimi i statusit, sipas Hysenit, vjen pas disa viteve të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues. Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje të Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.