Sporti

Kosovë – Rumani, Danny Makkelie do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes

06/14/2023 15:28
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për kampionatin evropian “Euro2024” ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Përveç dy kombëtareve të lartëpërmendura, Kosova ndodhet në grupin I edhe me Zvicrën, Izraelin dhe Andorrën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishin dy rezultate jo shumë pozitive në dy ndeshjet e para, sidomos barazimi ndaj Anodrrës, me ‘Dardanët’ që kërkojnë këndelljen në atë që mund të jetë ‘treni i fundit’ për një kualifikim të mundshëm në Evropian.

Janë mësuar gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Rumani, atje ku Danny Makkelie do të jetë gjyqtar kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.

Ky takim zhvillohet të premtën me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/