Lajme

Kosovë: Për tetë muaj u raportuan 11 vrasje

09/03/2024 18:26
nga:N K

Në lidhje me çështjen e vrasjeve në shtetin e Kosovës dhe statistikat, në një përgjigje dhënë për ‘GazetaBlic’, nga Policia e Kosovës kanë treguar të dhënat për rastet e vrasjeve (vrasje e rendë, vrasje nga pakujdesia, vrasje e foshnjës gjatë lindjes) në tetë mujorin e fundit, dhe periudhat krahasuese 2022 dhe 2023.

Vrasjet:

• Gjatë periudhës janar – gusht 2023, janë raportuar 20 vrasje;

• Gjatë periudhës janar- 20 gusht 2024, janë raportuar 11 vrasje;

• Gjatë vitit 2023, janë raportuar 29 vrasje dhe

• Gjatë vitit 2022, janë raportuar 21 vrasje;

/GazetaBlic/